25 shtator 2013 – Hulumtuesit australianë kanë shpikur një makinë të programuar, që ngadalëson shpejtësinë pasi sensorët e vendosur në kokën e shoferit pikasin ulje të përqëndrimit.
''Shpejtësia e automjetit mund të kontrollohet nga një kasketë me 14 sensorë që mat llojin dhe sasinë e aktivitetit të trurit të shoferit dhe për këtë arsye përcakton nivelin e përqendrimit'', shpjegoi Geoffrey Mackellar, studiues në Kompaninë Neuromekanike Emotive.
Gjatë testimit, ai u kërkoi shoferëve për t'u përgjigjur në celularin e tyre, të ndryshonin stacionet e radios në makinë, të pinin ujë ose të lexonin një hartë, në mënyrë që studiuesit të matnin aktivitetin e trurit gjatë këtyre veprimeve.
Shoferët gjithashtu kanë drejtuar makinën me15 kilometra në orë për të matur aktivitetin e trurit kur nuk ndodh asgjë.
Prototipi, i porositur nga klubi ''Automobile Royal'' të Australisë, përdori këtë pajisje që e mundësojnë mjetin për të lëvizur kur shoferi është i kujdesshëm dhe të ngadalsojë mjetin kur ai nuk është i vëmendshëm.
Ndër të dhënat e mbledhura nga këto pajisje kapet shpeshtësia e pulitjes së qepallave, kohëzgjatja e vështrimit në një pikë të veçantë, pjerrësia e qafës dhe shkalla e aktivitetit të trurit kur ai angazhohet në punët e përshkruara më lart.





