25 shtator 2013- Aksident me pasojë pesë të plagosur, pas daljes nga rruga të automjetit tip "Fiat" është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Kukësit.Mësohet se personat e plagosur identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë nisur menjëherë në spitalin rajonal për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.Ndërkohë që bluzat e bardha shprehen se 5 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes bënë me dje se nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit është pakujdesia e drejtuesit të mjetit, i cili ka humbur kontrollin.





