TIRANE,24 shtator 2013 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i dyshuar për përdhunimin e një shtetaseje angleze, në një lokal në zonën e Unazës së Re në Kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Muhamet Mullai, i cili në gjendje të dehur, e ka futur vajzën në tualetin e lokalit duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Pas ngjarjes, anglezja ka njoftuar të dashurin e saj, Mariglen Xhepo, i cili është konfliktuar me Mullain, duke e plagosur me mjete të forta. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe të dashurin e vajzës, nën akuzën e plagosjes me dashje. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Mbrëmë Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Shëndetit në Policinë e Kryeqytetit, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kushtet e flagrancës së shtetasve të mëposhtëm :
Mariglen Muhamet Xhepo, 28 vjec, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, I dënuar për veprën penale “ Plagosjes së rëndë me dashje”.
Muhamet Agron Mullaj, 35 vjec, banues në Ersekë, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Përdhunoi anglezen në tualetin e një lokali, arrestohet 35-vjeçari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





