23 shtator 2013- Deputeti Fatmir Limaj, edhe zyrtarisht ka kërkuar ndryshimin e qeverisjes në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.Ndërkaq, pas lirimit të tij, ai për herë të parë edhe sot ka deklaruar se do ta mbështesë Iniciativën për Malishevën, duke ju bërë thirrje edhe qytetarëve të Malishevës që me datën 3 nëntor të votojnë Iniciativën e Malishevës që sipas tij është për ndryshime pozitive.Fatmir Limaj, gjatë fjalimit ka drejtuar akuza ndaj pushtetarëve, i cili tha se pushtetarët po shfrytëzojnë institucionet sikur të ishin prona të tyre. Ai tha se institucionet e vendit po privatizohen sikur me “ua lanë baba “prandaj Limaj tha se do të angazhohet për një shtet ku vinë e shtohen vlerat dhe e drejta qytetare.
Limaj i thotë lamtumirë PDK-së
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Studimi: Meshkujt e perceptojnë dietën si një “hapësirë femërore”
Fondet për fermerët, shtyhet deri më 11 shtator afati për skemën
Vidhte në banesat ku punonte si ndihmëse shtëpiake, arrestohet 32-vjeçarja në Greqi
Lionel Messi njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar: Nuk kam më asgjë për të dhënë





