Për herë të parë në histori është zhvilluar një garë bukurie, në të cilën kanë konkurruar vajzat myslimane nga e gjithë bota.

19 shtator 2013- Evenimenti është mbajtur në Xhakarta të Indonezisë, ndërsa kriteri bazë i konkursit ishte që pjesëmarrëset të ruanin etikën e besimit dhe të ishin të mbuluara me shami dhe të mos zbulonin pjesë të trupit.Megjithatë, përkundër respektimit të rregullave fetare, klerikët më radikalë në Indonezi e kanë kritikuar spektaklin duke e quajtur atë një “konkurs prostitutash”.Nigeriania Obabiyi Aishah Ajibola u shpall fituesja e edicionit të parë të ‘Miss Myslimania’.

/telegrafi/