TIRANË, 18 shtator 2013 – Kolegu i Tiranës ka shpallur të pafajshëm gjyqtarin durrsak Neritan Tabaku. Togat e zeza të shkallës së parë të kryeqytetit nuk e konsiderojnë vepër penale, por thjesht shkelje administrative vonesën për zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjan, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj. Vendimi u dha në mesditë nga gjyqtari Bujar Krasniqi, i cili e ka argumentuar pafajësinë me faktin, se nuk ekziston objekti penal, por kemi të bëjmë vetëm me shkelje administrative. Një seancë më parë, prokuroria kërkoi dënimin me tre vite burg si dhe heqjen e së drejtës për ushtrimin e profesionit për 5 vite me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Përfaqësues të prokurorisë thanë se do të presin zbardhjen e vendimit për të vendosur nëse do të apelojnë apo jo vendimin e faktit të kryeqytetit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





