TIRANË,18 shtator 2013- Përfaqësuesi të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërrijnë të enjten në vendin tonë me një mision të radhës dhe pritet të qëndrojnë deri javën e ardhshme
Agjenda e tyre parashikon takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e opozitës dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në përfundim të qëndrimit të tyre në Shqipëri, misioni i FMN-së do të zhvillojë konferencën e përbashkët për shtyp me kryefinancierin Cani dhe guvernatorin Fullani, ku do të bëjë publike konkluzionet e takimeve dhe vlerësimin mbi gjendjen aktuale të ekonomisë. FMN do të diskutojë me qeverinë shqiptare për situatën aktuale të financave publike dhe treguesve makroekonomikë, ku kryesorët janë deficiti buxhetor dhe borxhi publik. Ekspertët e FMN-së do të japin sugjerimet e tyre edhe për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe rishikimi i buxhetit të këtij viti, që pritet të jetë edhe një ndër vendimet që qeveria “Rama” do ta marrë së shpejti, duke pasur parasysh mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.
FMN të enjten në Shqipëri, takime me qeverinë e re
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
HISTORI/ Kur Plani Rregullues i Durrësit përdoret nga pushteti pa udhëzuar qytetarët dhe investimet private
Të shtënat në darkën e Trump, profesori i autorit të dyshuar: Ishte një student i sjellshëm dhe i përkushtuar
Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një djali
Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin e Durrësit, banorët ankohen për mungesë rregullash





