DURRËS 18 Shtator 2013 – Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në rrugën e re të Kënetës në Durrës. 

Nga hetimet paraprake mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë automatik në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët e një rrobaqepësie drejt ndërmarrjes ‘Filanto’. Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeci, dhe mjekja Xheni Doka e cila ka marrë plagë të lehta në krah. 

Sipas dëshmitarëve të traumatizuar që kanë parë gjithë skenën autori i plagosjes i cili ishte i pajisur me skafadër pasi ka qëlluar në drejtim të autobusit është larguar menjëherë nga vendngjarja. 

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tyre drejtuesi i mjetit Albert Gjeci, 47-vjec lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4 është shtuar me urgjencë në reanimacion, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, mjekja Xheni Doga ndodhet në gjendje më të mirë pasi ka marrë plagë të lehta në krah. 

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe objektivi i të shtënave me armë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.