BRUKSEL,17 shtator 2013-Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën e tij dy ditore në Bruksel, të parën si Kryeministër, me një intervistë për rrjetin Euronews.Intervista do të transmetohet nesër e plotë, por korrespondenti i Euronews në Bruksel, i cili ka intervistuar Ramën ka zbuluar, ndoshta pjesën më interesante të intervistës.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i tha sot Euronews se dëshiron ta shohë Shqipërinë në Bashkimin Europian, si anëtare me të drejta të plota, brenda 10 viteve që vijnë”- shkruan korrespondenti i Euronews në Twitter.Kryeministri, Edi Rama ka patuar një axhendë mjaft të ngjeshur në Bruksel, duke e nisur me një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian, e më pas takime me Jose Manuel Barroso, Stefan Fule, Catherine Ashton, Anders Fog Rasmuse dhe Herman van Rompuy.
/panorama/





