17 shtator 2013- Kapen në flagrancë dy shtetas, të cilët po tentonin të vidhnin një automjet mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 3 në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Everaldo Demir Cano, 18 vjeç, dhe Elsad Demir Cano, 21 vjeç të dy nga Mamurrasi.
Ndërkohë pas hetimesh intensive të strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, është bërë i mundur dokumentimi i autorësisë së vjedhjes së 13 automjeteve nga ana e këtyre shtetasve në qytetin bregdetar, në periudhën Korrik-Shtator, ku në mbi 6 raste ka rezultuar që mjetet u janë vjedhur shtetasve Kosovarë.Ndërkohë nga strukturat e policisë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë, ndërkohë vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.
/sot news/





