TIRANE,17 shtator 2013 – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në katin e shtatë të një pallati në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë. Si pasojë e tymit, dy persona të cilët po tentonin të shuanin zjarrin, kanë shfaqur probleme asfiksie dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen me maska oksigjeniForcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e pallatit. Por fatkeqësisht gjysma e shtëpisë është djegur plotësisht.Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ekspertët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.





