17 shtator 2013- Tetë ditë pas sulmit me armë zjarri ku mbeti e vdekur Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për këtë krim.
Ngjarja ka ndodhur në 9 shtator në një lokal bastesh sportive në zonën e ish bllokut dhe objekt I sulmit ku mbeti e vrarë ekonomistja e lokalit, ishte pronari Fusha.
Me anë të një njoftimi për shtyp zëdhënësja e policisë Laura Totraku sqaroi se bëhet fjalë për nënoficerin e shkollës së bashkuar, Ndriçim Balla.Ky I fundit u arrestua nga skuadra e operacioneve speciale e policisë së Tiranës me akuzën e vrasjes së Hoxhës dhe plagosjes së Fushës.Burimet thanë se shkak për ngjarjen ishte një shumë prej 25 mijë lekëve të reja, të cilat Fusha nuk ia kishte dhënë vëllait usta të Ballës, për një punë që ai I kishte kryer në lokal.
Arrestohet nënoficeri për vrasjen dhe plagosjen në Bllok
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A mund të përdoret buzëkuqi i kuq gjatë ditës? Ja si të dukeni elegante pa e tepruar
Çfarë po ndodh në martesën e Ilir Shaqirit? Mungon mbështetja e bashkëshortes pas hyrjes së balerinit në “Ferma VIP”
A do të ndikojnë të shtënat me armë në vizitën e Mbretit Charles në Uashington? Trump: Çdo gjë do të zhvillohet sipas planit
Printi me pika rikthehet fuqishëm këtë pranverë





