Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në Twiter që pas mbarimit të procesit të numërimit të votave, PS do të fillojë procedurat e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Balla shkruan se askush nuk ka pritur që Meta të mbajë fjalën e dhënë për dorëheqje, ndaj do të jenë ata që do i bëjnë “gati letrat e pensionit”.
“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”





