Teksa vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët, në dy KZAZ në Durrës kanë dalë disa fleta të pavlefshme votimi, ku qytetarët kanë votuar tjetër subjekt politik dhe tjetër kandidat.
Mësohet se në KZAZ-në nr.21 te pallati i sportit “Ramazan Njala” janë gjetur tre të tilla në 5 kutitë e para, ndërsa në KZAZ-në nr.23 te shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” janë gjetur 5 vota të pavlefshme. Këto të fundit, më herët ishin konsideruar si vota për tjetër subjekt politik.
Bëhet me dije se në lidhje me këto raste janë mbajtur procesverbalet përkatëse dhe do t’i dërgohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.





