13  shtator 2013-Një barake e vogël druri,me përmasat sa për një fëmije, një kafaz, thika të cdo tipi dhe forme, mjete për tredhje dhe tortura, bisturi dhe dy frigoriferë të mëdhenj :Kjo është pamja shokuese  e fotos që FBI ka bërë publike nga dhoma e torturave të Geoffrey Portway, pedofilit kanibal të arrestuar në qershor dhe që ka pranuar se kishte projektuar të rrëmbente, vriste dhe hante femije në bodrumin e shtëpisë së tij në Massachusetts.

Mostra me origjinë britanike,do të shkoje në sallën e gjygjit të martën, dhe për të prokuroria do të kërkojë 27 vjet burg, para ekstradimit në Britani. Portway ishte i fiksuar pas pornografisë së fëmijeve, dhe është kapur falë web-it dhe zakonit të tij për të përdorur Skype  për të shpërndarë“projektet” e tij me pedofilë të tjerë.