Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, theksoi se ekipi kishte treguar dëshirë për të kthyer ndeshjen dhe kishte dominuar me meritë ndaj Tiranës.
“Është një fitore shumë e rëndësishme. Sidomos kur je në disavantazh. Mendoj që kjo fitore shkon për grupin, ekipin dhe në veçanti për lojtarin e 12 që është tifozi. E kishin zbukuruar stadiumin. Mendoj që ishim më ndryshe nga ndeshja me Partizanin, ishim në manovër. Mendoj se ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe e para nuk mbetet mbrapa. Por Tirana ishte në 35 metra, e vështirë ta çanim, vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për manovrën tonë.
Nuk është e njëjta logjikë, se janë lojtarë me karakteristika të ndryshme. E thashë edhe ndeshjen e kaluar, më duhet punë, kam punë për të bërë, duhet të futemi në logjikën e asaj që kërkoj unë për të shkuar drejt portës. Mendoj që koha është armiku ynë. Pas golit kishim 5-6 minuta që çdo lojtar humbte topin, ishim të nxituar. U kërkova çunave që të ishin më të qetë që të merrnim ritmin, por pastaj çdo gjë na erdhi për shtat me fikjen për herën e dytë të dritave. Aty besoj e kuptuan çunat se çfarë duhej të bënin.
Umeijego? Zakonisht sulmuesit që unë stërvit, nuk para bëjnë gol. Por kjo ishte në pjesën e dytë një strategji ndryshe, që të kishim më të lirë Pedron për të çuar Umeijegon në zonë. Mendoj se atë e bën shumë mirë, por në pjesën e parë duhej të ishte më aktiv te kërkimi i topit. Megjithatë ai është një lojtar që ka gati 6 muaj që nuk prek lojën, e mendoj do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Çfarëdo lloj gjëje që them bie poshtë me kthimin e rezultatit, lojtarët treguan që kanë uri dhe duan të shkojmë te goli. Mendoj që nuk reshtëm në asnjë moment. I kam treguar që në momentet e vështira, të paktën të mos humbë pjesa e agresivitetit”, tha Tetova.





