TIRANE,12 shtator 2013- Nje person ka mbetur i plagosur në ambjentet e një kazinoje në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në Rrugen Bardhyl në Tiranë, në një kazino tek kompleksi Rozafa. Mësohet se i plagosur është shtetasi, Viktor Skeja, 45 vjeç, klient i kazinosë, i cili ka marrë plagë në këmbe dhe është jashtë rrezikut për jetën.Të dhënat e fundit nga policia bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të cilët kanë patur si objektiv të plagosurin, i cili mban edhe detyrën e Drejtorit të CEZ Shpërndarje në Laç.Fillimisht u mendua se 45-vjeçari mbeti i plagosur gjatë një tentative për grabitje.Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
/panorama/





