DURRËS, 12 shtator 2013 – Në një mëngjes vjeshte me re, por me temperatura të larta verore, kanë zbritur në portin mesdhetar të Durrësit nordikë nga Finlanda. Sipas njoftimeve nga APD sha, më 12 shtator 2-13, ora 7: 00 paradite, në kalatën 4, në portin e Durrësit u bregëzua kroçera Kristina Katarina me 289 turistë në bord (shih foton). Agjencia pritëse Intermed Shiping thotë se shumica e turistëve janë nga Finlanda. Kroçera mbërriti në qytetin bregdetar nga porti i Venecias. Ajo po kryen një tur mesdhetar njëjavor. Në orën 20:00, kroçera “Kristina Katerina” do të vijojë lundrimin drejt Brindizit (Itali). Gjatë qëndrimit 14 orësh në Durrës, është planifikuar që turistët e huaj të vizitojnë Durrësin, Krujën dhe Beratin. Anija turistike “Kristina Katarina” ka vizituar disa herë portin e Durrësit. Për herë të fundit ajo u ankorua në portin më të madh të vendit tonë në 9 maj 2013.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





