12 shtator 2013-Me argumentin për "arrestim të paligjshëm", Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë avokatin Gramoz Lika, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm për "korrupsion pasiv". Avokati u vu në pranga nën akuzën e marrjes si ryshfet të një sasie të konsiderueshme parash, më qëllim lirimin e një të dënuari.Pas përgjimit me metoda speciale nga ana e prokurorisë është bërë arrestimi i tij, gjatë kohës që ai po merrte para nga shtetasi kosovar Sabri Ukaj, me pretendimin se do të lironte nga burgu të afërmin e tij Bujar Uka, i dënuar për falsifikim dokumentesh.Likaj u akuzua për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", si dhe për "korrupsion aktiv të gjyqësorit, prokurorisë dhe funksionarëve të tjerë të gjyqësorit”.

/sot news/