MAT,11 shtator 2013 – Një eksperiencë e pazakontë dhe e frikshme ka qenë për një familje në Mat, shfaqja e një gjarpri brenda në kuzhinë, duke pickuar të zonjën e shtëpisë. Ngjarja është shënuar në fshatin Laç-Bruç të komunës Rukaj, ndërsa gruaja ndodhej në kuzhinë, në banesën e saj private.
Gruaja ka rrëfyer se është traumatizuar pasi ka hasur gjarprin në momentin që ajo ka hapur frigoriferin. Gruaja është pickuar, por është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq në një tjetër ngjarje në fshatin Stojan, një person është pickuar nga një gjarpër ndërsa ka qenë duke kullotur bagëtinë. Edhe ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/News24/BalkanWeb/





