Lee Kun-Hee, kryetari i kompanisë më të madhe të teknologjisë në Koren e Jugut dhe ndër më të fuqishmet në botë ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Lajmin për humbjen e jetës së tij e dha të dielën “Samsung” por nuk deklaruan shkakun e vdekjes.
Sipas Forbes ai ishte personi më i pasur në Korenë e Jugut me një vlerë neto prej gati 21 miliardë dollarësh. Ai e mori biznesin e vogët të babait në vitin 1987 dhe e shndërroi atë në një prodhues me famë botërore të produkteve elektonike.
Lee u bë i famshëm duke u thënë punonjësve në 1993: “Le të ndryshojmë gjithçka përveç grave dhe fëmijëve tanë”. Firma pastaj dogji të gjithë aksionet e saj të telefonave mobile, të përbërë nga 150,000 aparate.
Parashikohet që familja e Lee Kun-Hee duhet të paguaj taksën më të lartë të tashëgimisë në botë. Bëhet fjalë rreth 11 miliardë dollarë që janë gati sa gjysma e pasurisë.
Djali i madh i të ndjerit Lee Kun-Hee, Jay Y. Lee, që duhet të marrë drejtimin e kompanisë dhe do të paguajë taksën e trashëguar ndodhet ndërkohë në burg i akuzuar për korrupsion.





