Përfundon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Kukësit, nga ku do të dalin tre deputetë të rinj, dy të Partisë Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati më i votuar në këtë qark është Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe ndiqet nga Gerta Duraku që vjen nga radhët e PS.
Votat për kandidatët e Partisë Demokratike: Flamur Hoxha 9159, Isuf çelaj 5257 dhe Shyrete Koka 3622.
Votat për kandidatët e Partisë Socialiste: Gerta Duraku 5368, Petrit Malaj 3666 dhe Halim Dauti 2059





