TIRANË- Një 35-vjecar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ky i fundit është qëlluar me armë nga roja i një objekti privat në Arbanë, ndërsa dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur.
Sipas policisë, viktima është shtetasi Astrit Marku, i cili në bashkëpunim me shtetasin tjetër Andi Allamani dyshohet se do grabisnin objektin në fjalë.
“Nga hetimet paraprake të kryera deri tani nga grupi hetimor, për hetimin e krimeve të rënda të Policisë së Tiranës, dyshohet se ky shtetas kishte shkuar për të vjedhur në një firmë private në fshatin Arbanë, së bashku me shtetasin Andi Allamani i cili aktualisht është arrestuar nga Policia për veprën penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta të fundit janë pikasur nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili është edhe autori i vrasjes. Ky i fundit po merret në pyetje nga policia.
Ndërkaq, sektori i Krimeve të Rënda ka zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.
Tiranë 35-vjecari tenton grabitjen, gjen vdekjen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Të shtëna në një parti në Zvicër, vritet një person, plagosen 5 të tjerë
Vazhdon lufta me flakët, 4 vatra zjarri mbeten aktive në të gjithë vendin, zonat ku situata është më problematike
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness
Dy persona morën plagë në kokë pas sherrit për zhurmat e fëmijëve, arrestohen dy vëllezërit





