Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Tiranës, ku kryeson Partia Socialiste duke siguruar 18 mandate.

Partia Demokratike ka marrë 15 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të marrë 2 mandate, dhe PSD 1 mandat.

E përkthyer në vota; PS 226,842 vota (48.67%), PD-AN 182,335 vota (39.12% ), LSI 27,945 (6.00%), PSD 13,273 vota (2.85%). Ndërkohë i lartë mbetet edhe numri i votave të pavlefshme në këtë qark, plot 18422 të tilla.

Në të gjithë vendin Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.