Kushte të qëndrueshme atmosferik do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites së sotme sipas MeteoAlb.

Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites i bëjnë të dukshme vranësirat, të cilat do të sjellin reshje të karakterit lokal në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.