KUKËS, 14gusht 2013 –Hidhet dritë mbi një vrasje ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orshek të Kukësit, ku ka humbur jetën një 20 vjeçar. Një konflikt i nisur në një dasmë fshati, ka qënë shkaku që i ka marrë jetën 20 vjeçarit Elvis Memishaj, i cili ka humbur jetën rrugës per në spitalin rajonal të Kukësit. Policia ka bërë me dije se në orët e para të ditës së sotme është bërë e mundur arrestimi i autorit Mirzan Islami, 23 vjeç nga fshati kufitar i Carnalevës. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 21:00 të 13 gushtit, 20 vjeçari Memishaj ka qenë i ulur në njërën nga tavolinat e lokalit të fshatit me një grup të rinjsh, kur një person i është afruar tavolinës dhe ka goditur një herë të riun me thikë në bark.Konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur që para dy ditësh në një dasmë, që është zhvilluar nga një i afërm i tyre. Mbrëmjen e djeshme, autori ka shkuar të laje hesapet me të riun.





