KAVAJË, 13 gusht 2013– Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret. Në aksident janë përfshirë dy makina, më konkretisht një ambulancë e cila udhëtonte në drejtim të Kavajës pas transportimit të një të sëmuri në Spitalin e Durrësit dhe nje dhe një mjet tip BMW. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur, drejtuesi i ambulancës dhe infermieri që udhëtonte në të, të cilët ndodhen në Spitalin e Durrësit, pa probleme serioze për jetën. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca, ku gjatë ndërrimit të korsive, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip BMW.
Kavajë: Autoambulanca aksidentohet me një mjet tip BMW
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK e la me “Arrest shtëpie”, Karçanaj delegon kompetencat! Ja kush merr drejtimin
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me pengmarrjen
“Shkelje e privatësisë”, Italia gjobit Apple me 115 milionë dollarë
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive





