13 gusht 2013- Më shumë se 100 mijë njerëz janë paraqitur për të shkuar në planetin Mars, kanë njoftuar organizatorët e këtij misioni, transmeton “Vijesti” e Podgoricës. Në mesin e personave që kanë palikuar gjenden kroatë, malazez, serbë. Maqedonas dhe sllovenë, kurse ende nuk është paraqitur asnjë person nga Bosnja e Hercegovina.
“Zhurnal” në duke hulumtuar në faqen zyrtare të këtij misioni ka vërejtur se nuk ka aplikuar asnjë shqiptar qoftë nga Shqipëria ose nga Kosova, kurse nga Maqedonia ka aplikuar vetëm një maqedonas i moshës 19 vjeçare. Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilës ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencial me qëllim që 4 prej tyre në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt “planetit të kuq” në Mars.
CNN amerikan ka rikujtuar se një numër i madh i profesionistëve e kanë vënë nën pikëpyetje realizimin e këtij projekti në aspektin praktik dhe financiar, por kjo nuk i ka penguar njerëzit që të aplikojnë, duke përfshirë këtu edhe rreth 30 mijë amerikanë.
Sipas vlerësimeve preliminare, misioni do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë amerikan. Organizatorët shpresojnë se do t’i mbledhin këto mjete nga sponsorë të ndryshëm si dhe shitjen e të drejtave të emetimit të programit “kolonizimi i Marsit”, duke përfshirë këtu edhe një “reality show”.
Grupi i dytë prej 4 personave në planetin Mars do të shkojë disa vite pasi të shkojë grupi i parë, por asnjëri prej tyre nuk do të kthehet në tokë.
Para nisjes për në planetin Mars, kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë trajnime, aftësi për mbijetesë dhe kontrolle mjekësore.
Asnjë shqiptar s’është paraqitur për të shkuar në planetin Mars
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK e la me “Arrest shtëpie”, Karçanaj delegon kompetencat! Ja kush merr drejtimin
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me pengmarrjen
“Shkelje e privatësisë”, Italia gjobit Apple me 115 milionë dollarë
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive





