Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë.
12 gusht 2013- Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj.
"Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!"tha Tsankas.
Ne ceremoni u kendua edhe himni grek. Ky përvjetor i trete për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorrën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit te Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë. / Top Channel





