TIRANË, 12 gusht 2013 – Pas një freskimi relativ për shkak të reshjeve të fundit, moti do të karakterizohet nga një vapë e moderuar. Departamenti i Klimës dhe Mjedisit pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin publik Politeknik të Tiranës parashikon që ditët e ardhshme Shqipëria të ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale.
Situata sinoptike (figura nr. 1)Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën13 gusht në orën 00. Nga kjo pamje vërehet se rajoni i Ballkanit ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale (inicialet në figurë: H: presion i lartë dhe L: presion i ulët).
13 gusht 2013 (figura nr. 2)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta gjatë orëve të mesditës në lindje të vendit. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 21, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë celsius.
14 gusht 2013 (figura nr. 3)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira kalimtare kryesisht në vendet malore. Era do të fryjë e lehte, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 21, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë celsius.
15-18 gusht 2013 (figura nr. 4)
Situata sinoptike e parashikuar për datën 16 gusht në mesditë, që jepet në figurën 4, tregon për ndikimin e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale mbi rajonin e Ballkanit (inicialet në figurë: H: presion i lartë dhe L: presion i ulët). Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta, të cilat do të shoqërohen edhe me shira lokale në zonat malore në lindje të vendit. Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 28-30 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 33-35 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 17-19, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 20 deri ne 22 gradë. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





