TIRANË, 11 gusht 2013 Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes që një automjet pësoi me trenin.

Ngjarja u shënua sot pasdite në rrugën “Jordan Misja” kur treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi një automjet tip ‘Golf’.

Policia bën të ditur se makina u përplas nga treni teksa po kalonte mbi shina. 

Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte me automjetin tip ‘Golf’, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia.