11 gusht 2013 – Futbollistët shoqërohen gjithmonë me femra të bukura dhe përherë përfundojnë në lajmet rozë për aventurat e tyre.

Këtë radhë në grepin tonë ka rënë futbollisti i Kukësit, Gerhard Progni.

Ai është fotografuar nën shoqërinë e një miss-i, zonjush Doruntina Hoxha që një vit më parë ka qenë një nga konkurrentet më të forta për të fituar Miss Suedia.

Progni dhe Hoxha janë parë së bashku në një lokal në Dhërmi.

Duket se Progni po shplodhet në bregdet me qëllim të mbledhë forcat për ndeshjet e radhës së ekipit që ka bërë për vete gjithë Shqipërinë, Kukësin.

Sa për Doruntinën, mund të themi se po shijon ujrat kristal të rivierës shqiptare nën shoqëri të këndëshme.