“Luani Britanik” sjell në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013” këto forca dhe mjete: 3 000 trupa, 2 helikoptermbajtës, 2 anije tip fregatë, 2 anije zbarkuese, 1 anije civile, 3 anije të tjera mbështetëse, 2 avionë ushtarakë dhe 1 avion transporti, të cilët do të kryejnë lëvizje në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4 të këtij akti normativ. Nga 3 000 trupat britanikë, 800-1 000 forca do të zbarkojnë në operacione tokësore
TIRANË, 10 gusht 2013 – Rreth tre mijë trupa britanikë kanë zbarkuar në Shqipëri për një stërvitje të përbashkët me trupat shqiptare. Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në periudhën 11 gusht–13 shtator 2013, do të zhvillohet stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2013”. Ministria shqiptare e Mbrojtjes njofton se në këtë stërvitje shumë skenarësh do të marrin pjesë rreth 3 000 trupa britanike, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një efektiv prej 35 vetash nga Forcat e Armatosura Holandeze. “Në këtë stërvitje shumë skenarësh do të marrin pjesë rreth 3 000 trupa britanikë, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një efektiv prej 35 vetash nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operojnë së bashku me trupat britanike.
Stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2013” do të përfshijë në vetvete tre stërvitje më të vogla, secila me një skenar të caktuar. Gjatë periudhës një mujore të qëndrimit në vendin tonë, trupat britanike do të realizojnë kryerjen e veprimeve ushtarake në det dhe në tokë në operacione të evakuimit, zbarkimit detar, qitje, etj. Teatri i stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2013” ka një shtrirje të gjerë gjeografike, duke filluar prej rajonit stërvitor të Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Forcat e Armatosura do të angazhohen në stërvitje me trupa dhe mjete të Forcës Detare, si dhe trupa të Forcës Tokësore, në realizimin e skenarëve të përbashkët”, thuhet në njoftim. Fotot me ngjyra i takojnë stërvitje së vjetshme “Albanian Lion 2012”.
Info
1. Qëllimi: realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit (NEO-NonCombatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.
2. Ku: në rajonin e gjirit të Vlorës, gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto – Palermos, Bizë, Zall – Herr, bazat ajrore të Kuçovës e të Rinasit dhe në Poshnjë, Berat.
3. Numri: 3 000 trupa, 2 helikoptermbajtës, 2 anije tip fregatë, 2 anije zbarkuese, 1 anije civile, 3 anije të tjera mbështetëse, 2 avionë ushtarakë dhe 1 avion transporti, të cilët do të kryejnë lëvizje në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4 të këtij akti normativ. Nga 3 000 trupat britanikë, 800-1 000 forca do të zbarkojnë në operacione tokësore. (Sipas Aktit Normativ Nr. 4 të Këshillit të Ministrave, datë 21.5.2013 Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare-amfibe “Albanian Lion, 2013”)
4. 69 vjet më parë: Kjo stërvitje evokon muajt gusht-nëntor 1944, kur trupat britanikë zbarkuan në Himarë dhe Sarandë, për të ndihmuar popullsinë e Shqipërisë së Jugut në një luftë të dyfishtë, kundër trupave gjermanë fashistë, të cilët kishin pushtuar Shqipërinë, por kundër komunistëve të rinj bolshevikë të Enver Hoxhës Megjithatë zbarkimi britanik në Shqipërinë jugorendeshi me rezistencën e partizanëve shqiptarë. Me ktë rast “Dyrrah”-u po boton disa fotografi bardhezi të arkivave britanike nga zbarkimi në Kakome, Spille, Delvinë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





