9 gusht 2013 – Ylli i hitit “Hot Right Now” Rita Ora ka anuluar disa koncerte, pasi është ftohur dhe nuk ndjehet mirë. Ajo ka thënë se ka dhimbje në fyt dhe gjoks, ndërsa nuk dihet se nga e ka marrë këtë ftohje.“Për asgjë në botë, nuk do të anuloja koncertet dhe takimet me fansa” ka thënë Rita, duke shtuar se “nuk ia vlenë të performojë para jush, pa pasur mundësinë të japësh maksimumin”. Këtë njoftim Rita e ka shkruar në rrjetin social, duke ju kërkuar falje fansave për anulimin e koncertit.Por disa fansa pavarësisht se lexojnë postimin e akuzojnë Rita Orën si gënjeshtare. “Trego pse po e bën, sepse nuk të janë shitur biletat se nuk mbyllen koncertet minutën e fundit, ky është mashtrim”, i shkruan dikush. Por të tjerë miq në Facebook e mbështesin Ritën dhe i urojnë shërim të shpejtë. Nuk nuk mungojnë dhe ata që i shkruajnë nga Kosova e Shqipëria.





