DURRËS, 9 gusht 2013 – Paraditen e sotme, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, shërbimet e policisë kufitare ka veçuar për kontroll mjetin Renault Schenic me targa AA 721 BP në përdorim nga shtetasi Lulëzim Viva 35-vjeç, banues në Mamurras Laç, i cili do të udhëtonte së bashku me familjen në drejtim të Barit Itali, me tragetin Rigel të kësaj linje.
Gjatë kontrollit të automjetit policia ka konstatuar një sasi prej disa kg masë e thatë bimore që dyshohet si kanabis sativa, përafërsisht rreth 10 kg.
Sipas njoftimit të policisë po vijojnë veprimet proceduriale nga struktura përkatëse.





