8 gusht 2013- Pasagjerë të shumtë të Aeroportit “Adem Jashari” janë tmerruar pasi një person ka tentuar që në prani tëudhëtarëve të kryejë vetëvrasje. Personi në fjalë kishte tentuar të priste fytin me thikë dhe vëllai i tij e filmonte atë ndërsa tentonte të kryente këtë akt. Gjatë kryerjes së tentativës për vetvrasje  forcat e sigurisë së Aeroportit dhe forcat  e Policisë së Kosovës të cilët janë përgjegjës për sigurinë, nuk kanë qenë në vendngjarje. Megjithatë, ata pas një vonese jo të vogël janë paraqitur dhe kanë ndaluar personin që ka tentuar vetëvrasjen. Qytetarët që kanë qenë duke pritur në Terminal janë nxjerrë jashtë për deri ne ndalimin e personit. Ndërkohë, në  Aeroport puna  po funksionon normalisht.