9 gusht 2013- Kuvendi i ri do të nisë punimet më 9 shtator, në orën 18:00, siç e ka deklaruar dhe vetë Presidenti Nishani. Në bazë të rergullores së Kuvendit, “Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit,deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë” dhe radha për këtë hapje i ka rënë deputetit më të vjetër, Sali Berisha.Vetë Berisha sipas GSH refuzon të bëjë hapjen e Kuvendit, mbase ai e ka  sedrën të lënduar, (do duhet t'ia kalojë drejtimin Kryetarit të ri të Kuvendit). Berisha e ka justifikuar këtë xhest me faktin që “ky pushtet ka ardhur nga klanet e drogës dhe krimit dhe të blerjes së votës.”Ky rol, në refuzim të Berishës, do t'i kalojë të dytit në radhë për nga mosha, Namik Dokles.