9 gusht 2013- Italia, merr masa të forta kundër gravrasësve, dhunuesve të femrave , madje edhe ngacmuesve me fjalë.Arrestim i detyrueshëm në flagrancë per abuzim familjar dhe ngacmime të femrave; rritje e një të tretës së dënimit nëse dhuna bëhet në prani të të miturve ose në qoftë se kryhet ndaj një gruaje shtatzënë; hiqet leja e qëndrimit, nëse viktima është e nacionalitetit të huaj; pandryshmëri e padisë; përzënie nga shtëpia e bashkëshortit abuziv. Këtu janë rregullat e reja për të luftuar fenomenin e dhunës kundër grave në Itali.'Paketa' e masave u miratua dje në mëngjes nga Këshilli i Ministrave. Kryeministri Enrico Letta, deklaroi që "ky dekret do të zbatohet menjëherë." "Në vendin tonë – tha kryeministri – ishte nevoja për të dhënë një shenjë të fortë, dhe kjo nuk është vetëm një shenjë, por një ndryshim rrënjësor mbi këtë temë. Është një sinjal shumë i qartë i luftës ndaj fenomenit të femicidëve, si dhe kundër të gjitha formave të dhunës kundër më të dobtëve.
/respublica/





