8 gusht 2013 – Policia greke ka sekuestruar sot një depo me barna mjekësore që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Athinë dhe kishin si destinacion Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit.Siç raportojnë mediat greke, barnat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe sasia e gjetur ishte mjaft e madhe, rreth 32 mije tableta. Policia greke bënë me dije se ka arrestuar një shtetas kinez, ndërsa shpalli në kërkim një person tjetër që mendohet të jetë dhe pronari i depos.Barnat përdoreshin për sëmundje të rënda dhe çmimi i tyre është mjaft i shtrenjtë në treg, por nuk përmbushin parametrat për tu përdorur prej pacientëve.





