TIRANË, 7 gusht 2013 – Lëkundje toke, ndonëse minore, në një zonë me nivel të lartë sizmiciteti sikurse është verilindja e Shqipërisë. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në universitetin publik Politeknik të Tiranës njofton se më 7 gusht 2013, ora 4:29:17 GMT ose ora 6:29:17 (koha e Shqipërisë) ka rënë një tërmet i lehtë, forca M=2.4, epiqendra në thellësinë 7 km (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Është lokalizuar në kufi me Malin e Zi, afër liqenit të Shkodrës në fshatin Vukpalaj, 5 km në vijë ajrore në veri të qytetit të Koplikut. Vukpalaj bën pjesë në komunën e Kastratit (rrethi i Malësisë së Madhe, qarku i Shkodrës) në koordinatat 42.31°V, 19.44°L (shih foton satelitore dhe hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër).

Info

Komuna e Kastratit ka në përbërje fshatrat Bajzë, Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rrapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh.

 

/th. m. agjencia e lajmeve Dyrrah”/