6 gusht 2013 – Ndonëse Tirana është një qytet, ku vazhdimisht rritet numri i pallateve të reja, plus dhe shtimi i popullatës, duket se kazanët e mbeturinave mbeten po ata që kanë qenë më parë. Qytetarët ndjehen tepër të rrezikuar nga hedhja e mbeturinave vend e pa vend, sidomos në këtë stinë të nxehtë, ku rreziku i infeksioneve është më prezent.Krahas numrit të pakët të kazanëve të plehrave fenomen tjetër shqetësues mbetet edhe fakti se edhe ata që janë nuk kanë kapak dhe duke u tejmbushur një pjesë e mirë e mbeturinave përfundojnë në tokë, gjë që sjell ndotjen e ambientin dhe rrezik për shëndetin. Ky shkak ka sjellë dhe reagimin e qytetarëve të cilët kërkojnë më tepër investim nga organet përgjegjëse, njëkohësisht edhe ndërgjegjësim të vetë banorëve.

/sot news/