5 gusht 2013 – SHBA nëpërmjet një komunikate për media është shprehur se 19 ambasada dhe konsullata në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më datën 10 të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve për sulm të mundshëm terrorist.Disa prej këtyre misioneve diplomatike ishin mbyllur të dielën. Një numër i tyre pritet të rihapen sot, përfshirë ato në Bagdad, Kabul dhe Algjeri. Ligjvënësit në Uashington, të cilët ishin informuar për kërcënimet për sulme terroriste të al-Kaidës gjatë muajit gusht, thanë se raporti i shërbimeve të zbulimit ishte në mesin e raporteve më serioze, që ata e kanë parë prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.

 

/sot news/