5 gusht 2013- Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit që pati paraditen e sotme me kryeministrin grek, i është drejtuar më vonë selisë së ministrit të Jashtëm greke, për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm, Evangelos Venizelos.Në këtë takim janë diskutuar çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Sipas ministrisë së Jashtme greke “takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive."Dy politikanët ranë dakord të hedhin themelet për një zhvillim të ri dinamik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, menjëherë pas marrjes së detyrës së zotit Edi Rama, në shtator të këtij viti. Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që zoti Venizelos në vijë në Tiranë, së shpejti ku do të takohet me homologun e tij shqiptar.