TIRANË, 5 gusht 2013 – Java e re nis me një tërmet në orët e para të mëngjesit. Sikurse njofton departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pranë universitetit publik Politeknik të Tiranës, më 5 gusht 2013, është regjistruar një tërmet i lehtë me forcë M=2.8, epiqendra në thellësinë 7 km në ora 2:13:35 GMT ose 4:13:35 (koha e Shqipërisë, shih pikën e kuqe në hartën nr. 1). Ngjarja sizmike është regjistruar në verilindje të qytetit të Ersekës, në koordinatat 40.36°N, 20.75°E. Bazuar në hartat satelitore, “Dyrrah”-u i ka lokalizuar lëkundjet e tokës në lartësinë mbi 1700 metra mbi nivelin e detit, në zonën malore të Gramozit, midis fshatit Starje (Komuna Qendër Ersekë) dhe kufirit shtetëror me Greqinë (shih hartat nr. 2 dhe nr. 3, shigjeta e gjelbër).

Info

 Komuna Qendër Ersekë përfshin fshatrat Starje, Bejkovë, Psar, Selenicë, Kreshovë, Gostivisht, Lëngës, Kodras, Kabash, Borovë, Taç Qendër, Taç Poshtë, Taç Lartë, Rehovë, Gjonç, Prodan.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/