Tirane, 5 gusht 2013- Kreu i LSI ka mbledhur sot ministrat e qeverisë së re që pritet të fillojnë punën në shtator. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 12:30 në selinë e kësaj partie, ndërsa pritet që ministrat e LSI të paraqesin idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.Në takim janë Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimit Evropian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit.I pranishëm në këtë takim është edhe deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Një javë më parë, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u takua me ministrat e Partisë Socialiste. Ndërkaq, brenda kësaj jave priten të takohen të dy palët.
/sot news/





