TIRANE,5 gusht 2013 -Deputetja dhe tashmë ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duket në pamje të parë një femër mjaft serioze, që nuk i ka shumë qejf shakatë. Por ata që e njohin më mirë, e dinë që Mimi është një mike shumë e mirë dhe që i jep lezet tavolinës, kudo që ajo të jetë. 

Kështu në një nga festat e fitores së PS-së në qarkun e Lezhës, ekipi i kandidatëve për deputetë kanë ftuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kanë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit. Në këtë festë Mimi është parë të kërcente ‘Napolonin’ e njohur së bashku me kolegun e saj, kandidat për deputet. Të gjithë janë kënaqur që kanë mundur ta ngrenë deputeten në valle. 

 

/balkanweb/