SHKODËR,5 gusht 2013 -Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë në Shkodër si pasojë e një aksidenti automobilistik. 

Policia e Shkodrës bëri të ditur se aksidenti u shënua rreth orës 09:40 minuta pranë fshatit Beltoj ku një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip ‘Benz’ me targa SH9726C. 
Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja e fortë kanë humbur jetën 2 bashkëshortë që po udhëtonin me benzin që drejtohej nga djali i tyre. Djali i ciftit është dërguar në gjendje të plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.