TIRANË, 3 gusht 2013 – Sipas rrjetit sizmologjik shqiptar, më 2 gusht 2013, ora 21:27:19 GMT ose 23:27:19 (koha e Shqipërisë) ka ndodhur një tërmet i lehtë, me magnitudë M=2.7, me epiqendër në thellësinë 10 km, 7 km në vijë ajrore në jugperëndim të qytetit të Leskovikut (rrethi i Kolonjës, qarku i Korçës, shih hartën 1, pika e kuqe, e cila nuk korrespondon me pozicionin gjeografik që jep Universiteti publik Politeknik i Tiranës). Këtë fakt e vërteton dhe harta nr. 2 (shih shigjetën e gjelbër) sipas satelitit, në koordinatat 40.19°N, 20.54°E. Ngjarja sizmike ka ndodhur në malin e Postenanit, në lartësinë mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, në fshatin me të njëjtin emër në komunën Qendër Leskovik.

Info

Komuna Qendër Leskovik ka nën juridiksion fshatrat Pobickë, Cerckë, Radat, Radovë, Postenan, Lashovë, Peshtan, Podë, Kovaçisht, Vrepckë, Gërmenj, Radanj, Glinë, Gjinakarë (shih hartën nr. 3 të google earth-it).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/