DURRËS, 3 gusht 2013 – Trupi i pajetë i një personi seksi mashkull është gjetur dy ditë më parë në breg të detit në shëtitoren “Taulantia”. 

Mësohet se trupi është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe më pas është lajmëruar menjëherë policia. 

Policia e Durrësit njofton se ditën e sotme familjarët kanë identifikuar viktimën, i cili ndodhej prej dy ditësh në morgun e spitalit të Durrësit.

Kufoma e gjetur dy ditë më parë në afërsi të “Vollgës” i përket shtetasit Novruz Sadiku, 67-vjeç, banor i lagjes nr-18 Durrës.

Nga të dhënat e deklaruara nga familjarët rezulton se ky shtetas është larguar edhe herë të tjera nga banesa pasi konsumonte edhe pije alkolike.

Me kryerjen e veprimeve proceduriale nga ana e policisë, trupi u është dorëzuar familjarëve.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/