DURRES, 2 gusht 2013 – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gëzim Dauti, 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi pasditen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur ai ka goditur me grushte dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë dhe materialet hetimore iu përcollën Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Dhune në familje “ dhe “Shkatërrim prone”.

Po ditën e djeshme policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen 35-vjeçare, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi E.I., 35 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.